Ti vendos, se me cilin do të martohesh!
Kërkush nuk ka të drejtë - gjithashtu edhe prindët e tu apo familja jote (!) -, që të të detyrojnë për martesë.
Martesat kundër vullnetit shkelin të drejtat e njeriut, të cilat njihen sot pothuajse nga të gjitha shtetet e rruzullit tokësor. Sigurisht që këto janë të ndaluara nga kushtetuta e Republikës Fe-derale të Gjermanisë.
Pra një martesë duhet të lidhet vetëm në bazë të shprehjes së vullnetit të lirë dhe të plotë të bashkëshrotëve të ardhshëm.
Pa marrë parasysh moshën dhe kombësinë tënde vlen: Martesa e detyruar nuk mund të përlig-jet me asnjë traditë apo besim fetar!
NJË MARTESË E DETYRUAR ËSHTË E DËNUESHME!
Kodi penal gjerman i ndalon gjithkujt - gjithashtu edhe familjes tënde - që të të kërcënojë përmes dhunës, apo të përdorë dhunën në ty, me qëllim që të të detyrojë për martesë.
Dhuna paraqitet në forma të ndryshme:
- kur të rrahin dhe/apo të keqtrajtojnë
- kur të ofendojnë, të përbuzin, të poshtërojnë apo të kërcënojnë
- kur të mbyllin brënda
- kur të mohojnë nevojat e domosdoshme (si psh. ushqimin, shëndetin, shkollën)
- kur ty nuk të lejohet shkollimi.