INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME MBI MARTESËN E DETYRUAR

MARTESË E DETYRUAR APO MARTESË E ORGANIZUAR?

Për një martesë të detyruar bëhet fjalë atëherë, kur prindët apo familja e nuses dhe/apo e dhëndërit, përmes kërcënimit apo përdorimit të dhunës detyrojnë për martesë. Sapo që njëri prej partnerëve nuk do të jetë dakort me martesën dhe nuk jep aprovimin e tij, përkatësisht ai ndihet i detyruar për një miratim, pra në këtë rast kemi të bëjmë me një martesë të detyruar.

Nga kjo e kufizuar është martesa e organizuar. Kjo gjithashtu ndërmerret nga prindët/të afërmit apo organizohet nga ndërmjetësit për martesën, por ama lidhet me mirëkuptimin e bashkëshortëve të ardhshëm.

 

Im Vordergrund ist eine weibliche Hand zu sehen, im Hintergrund ein sitzendes Mädchen

Kufijtë ndërmjet martesës së detyruar dhe asaj të organizuar janë të paqëndrueshëm dhe nga ana e jashtme është shumë e vështirë për tu vlerësuar dhe kjo bëhet vetëm pas një analize të saktë të motiveve dhe interesave të të gjithë pjesmarrësve. Se në cilin moment mund të flitet për një martesë të detyruar dhe çfarë ndihet si detyrim, kjo i lihet perceptimit subjektiv të pjesmarrësve. Vendimtare është që gruaja e re apo djali i ri të kenë një mundësi të vërtetë për të thënë „Jo“. Një rol thelbësor në të luan detyrimi që bëhet dhe që ndihet, me qëllim për të lidhur martesëb. Kështu që kjo, të cilën prindët e quajnë një shtrëngim të lehtë („e menduar për mirë dhe në dobi të fëmijës“), nga vajza apo djali në një situatë stresi psikologjik ky ndihet plotësisht si detyrim. Ka vajza, të cilat e akceptojnë, që prindët të zgjedhin bashkëshortin e mundshëm për to, por që ato të kenë të drejtën e fjalës së fundit për marrje vendimi. Por në shumë raste ushtrohet një presion i madh, kështu që një kundërshtim për vajzat do të kishte pasoja të rënda. Ato kanë frikë se mos „humbin“ familjen e tyre. Shpesh prindët apo të afërmit e marrin me zor miratimin përmes presionit psiqik dhe social, kërcënimeve deri në paralajmërimin e vrasjeve në emër të nderit, mbylljen brënda, dhunës fizike. Pas lidhjes së martesës në disa raste ruhet presioni. Grave ju duhet të lidhin martesë kundër vullnetit të tyre dhe të durojnë pasojat (shiko pasojat e martesës së detyruar) që lidhen me të.

A PREKEN EDHE TË RINJTË/BURRAT E RINJ NGA MARTESA E DETYRUAR?

Edhe djemtë apo burrat e rinj mund të jenë gjithashtu të prekur nga martesa e detyruar. Më tepër në familjet tradicionale ata martohen kundër vullnetit të tyre, me qëllim për tu disiplinuar dhe që ti rikthehen rrethit të tyre kulturor. Por pasojat e tyre në fakt janë më pak dramatike se sa tek vajzat, mbasi burrave të rinj shpesh u jepet më shumë liri: Shkollimi mund të çohet derinë fund, liria e veprimit thelbësisht është më e madhe. Nga martesa e tyre e arritur me detyrim më shumë vuajnë gratë. Për to ekziston rreziku i madh, që ato të përbuzen, të keqtrajtohen dhe të detyrohen për seks.

PASOJAT E MARTESËS SË DETYRUAR

Martesa e detyruar dëmton psiqikën dhe shëndetin. Si pasojë e martesës së arritur më parë me detyrim, shpesh vajzave ju duhet të ndërpresin shkollën apo shkollimin profesional dhe kështu përfundojnë në një cikël të mungesës së arësimimit dhe të ekzistencës së varësisë. Në rast se vajzat apo gratë e reja kundërshtojnë, që të lidhin martesën e përcaktuar të tyre, atëherë ato shpesh hasin në kundërshtim nga ana e familjes së tyre përmes sharjeve dhe kërcënimeve për rrahje, dhe arrijnë deri në kërcënim për vrasje në emër të nderit. Pas martesës pritet, që vajzat dhe gratë ti binden bashkëshortit dhe eventualisht edhe familjes së tij. Në rast se ajo si bashkëshorte nuk plotëson detyrat e veta, atëherë në raste ekstreme mund të shkohet edhe deri në keqtrajtime fizike dhe psigjike të saj, si psh. kërcënime apo rrahje. Përveç kësaj nga ajo kërkohet, që ti qëndrojë në dispozicion burrit për seks. Kështu është prezent rreziku i madh, që ajo të detyrohet për seks nga burri që i është dhënë asaj me detyrim. Tmerri i vazhdueshëm i përdhunimit është për vajzat dhe gratë një nga pasojat më të këqia të martesës së detyruar.

Si pasojë e martesës së detyruar mund të krijohen depresionet, lëndimet e shkaktuara vetë, vetëvrasja dhe sëmundje shqetësuese trupore kronike psigjike.

PËR ÇFARË ARËSYE MARTOHEN VAJZAT (TË RINJTË) ME DETYRIM?

Shkaqet e lëvizjes së prindëve, të cilat të çojnë në një martesë të detyruar, janë të ndryshme. Një shkak i mundshëm është, se dinë të „kujdesen mirë“ për vajzën. Interesat materiale egoiste të prindëve mund të jenë gjithashtu një motiv, ku ndoshta në rrethana mund të paguhet edhe nusja. Përveç këtyre shumë prindër, si familje me traditë, dëshirojnë, që djemtë dhe vajzat e tyre të rritur në perëndim, të disiplinohen dhe ti kthehen sërish rrethit të tyre kulturor përmes martesës me një partner nga vendi i origjinës së tyre.

 

Kopf einer jungen Frau mit Kapuze, im Profil aufgenommen

Dhe pikërisht atëherë, kur vajzat parashtrojnë planet e tyre të jetës, të cilat janë në kundërshtim me përfytyrimin tradicional, atëherë prindët synojnë, që përmes martesës së detyruar ti sjellin ato përsëri „në rrugë të drejtë”. Në to një rol të rëndësishëm luajnë nocione të përcaktuara nderi, të cilat mbështeten në tradita të ndryshme të vendeve dhe ato familjare; pra martesa e detyruar bëhet kryesisht në rrethin familjar (dmth. martesa e kushërirës me kushëririn). Prindët kanë ndjenjën, se humbin influencën e tyre dhe dëshirojnë që përmes një marteseje të shpejtë dhe të zgjedhur, vajzës së tyre ti mposhtin zakonet e vjetra të sjella këtu me vete. Ata i frikësohen humbjes së fytyrës së tyre (nderit familjar), në rast se vajza krijon një shoqëri me një djalë dhe humbet kështu virgjërinë e saj. Përmes një martese të shpejtë prindët nga njëra anë çlirohen nga përgjegjësia dhe nga ana tjetër forcohen marrëdhëniet tradicionale të pushtetit.

Krahas personave të prekur që jetojnë në Gjermani dhe që këtu shtrëngohen nga prindët për një martesë të detyruar, janë për të vënë re edhe tre forma të tjera të martesave së detyruara:

  • Vajzat dhe gratë e reja nga vendet e origjinës sillen dhe martohen në Gjermani. Këto vajza (shpesh të quajtura si „nuse të importuara“) shpesh merren nga zona fshatare dhe sillen në Gjermani me premtimin e një të ardhmeje pa shqetësime. Këtu ato rigjinden më pas në një familje me vjehrri, e cila i lë asaj që të kryejë të gjitha punët e shtëpisë - në një vend, kulturën dhe gjuhën e së cilit ato nuk e njohin. Familja e tyre ndodhet shumë larg, ato janë në një pozitë të veçantë të dobët, nga e cila nuk mund të dalin.
  • Si „martesa në pushime“ do të quhen martesat, të cilat lidhen nën shtypjen familjare në vendin e origjinës së prindëve. Këtu bëhet fjalë për vajzat, të cilat janë rritur në Gjermani dhe sipas rrethanave kanë edhe partënerë, të cilët refuzohen nga ana e prindëve.
  • „Martesat për qëndrim“ lidhen me qëllim, që bashkëshortit ti sigurohet një lejë-qëndrimi.

Shkaqet e paraqitura këtu janë një përmbledhje e thjeshtëzuar e sfondit të mundshëm për një martesë të detyruar. Situatat e jetës të personave të prekur janë të ndryshme dhe të komplikuara dhe duhet të merren parasysh gjatë këshillimit dhe mbështetjes së vajzave dhe grave të reja.

MARTESA E DETYRUAR NUK ËSHTË NJË FENOMEN FETAR

Në diskutimet publike ka tendenca, që martesën e detyruar t’ia rendisin shoqërive të caktuara fetare. Përkundrazi shkaqe për martesat e detyruara janë strukturat patriarkale të trashëguara, traditat dhe zakonet, por jo besimi fetar në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Asnjëra nga besimet fetare botërore si budizmi, kristianizmi, besimi hebrej, hinduizmi apo islamizmi, nuk përcakton martesën e detyruar. Por nga ana tjetër në secilën nga këto besime fetare gjinden citate nga tekste, të cilat keqpërdoren për këtë qëllim, me tendencën për të ligjëruar nënshtrimin e gruas ndaj burrit. Atëherë këto citate në secilin rast tërhiqen në kuptim të përfaqësisë së interesave patriarkale, me qëllim për të kufizuar apo zhdukur të drejtën e vajzave dhe grave për vetëvendosje.