NE ANGAZHOHEMI PËR TË GJITHA VAJZAT DHE GRATË E REJA, TË CILAT NDODHEN NË NJË SITUATË TË RËNDË DHE KRIZE DHE QË KANË NEVOJË PËR KONSULTIM, MBËSHTETJE DHE MBROJTJE!

Krahas konsultores, institucionit të strehimit dhe të një grup banimi, ne ofrojmë tashmë edhe një konsultim online në lidhje me temën martesa e detyruar. Grupi ynë i punës ka mbështetur shumë vajza dhe gra dhe njeh shqetësimet dhe hallet në lidhje me temën martesa e detyruar.

 

Illustration von 6 Frauen unterschiedlicher Nationalität

Në këshillimin tonë online, në mbrojtje kundër martesës së detyruar punojnë gra nga mosha 35 deri në moshën 50-vjeçare, të cilat vinë nga rrethe të ndryshme kulturore dhe që flasin gjermanisht, turqisht dhe gjuhën kurte.

Por E-Mail-et mund të shkruhen edhe në shqip apo arabisht, mbasi ne bashkëpunojmë në mënyrë konsperative me një zyrë përkthimi, e cila i përkthen për ne këto E-Mail-e.

Kushdo që drejtohet tek ne, duhet të ketë besim tek ne, mbasi ne të gjitha informacionet i trajtojmë në fshehtësinë më të madhe. Ne këshillojmë në anonimitet. Asnjë person i tretë nuk mëson gjë në lidhje me bisedat tona kontaktuese, mbasi i gjithë grupi ynë i punës, si edhe përkthyeset dhe përkthyesët i nënshtrohen heshtjes.

NE TË NDIHMOJMË TY, QË TË MARRËSH VENDIMIN TËND:

  • në rast se ti je e pasigurt për planet e tua për të ardhmen,
  • në rast se ti ke një plan tjetër për jetën, se ai i prindëve të tu,
  • në rast se ti ke frikë, se të martojnë kundër vullnetit tënd,
  • në rast se të detyrojnë të lidhësh martesë jashtë vullnetit tënd.

Ka alternativa dhe rrugëzgjidhje! Ka njerëz, që të mbështesin ty, të cilët e njohin mirë situatën tënde dhe që e akceptojnë kulturën tënde!

TI DËSHIRON TË KESH NJË PERSON, I CILI

  • të kupton dhe të mbështet
  • të merr ty seriozisht dhe planet e tua për të ardhmen
  • mund të kuptojë frikën tënde, dhe që me të të mund të flasësh hapur mbi gjithçka
  • ka mundësi të të kuptojë, të marrë një vendim të mirë për ty.

 

Beratungssituation: Eine junge Frau am Schreibtisch, den Kopf auf den angewinkelten Arm gestützt, vorn im Bild die Beraterin, von hinten fotografiert

Kij besim tek vetvetja dhe bëhe hapin e parë! Ne na ke gjithmonë pranë. Së bashku do ta gjejmë një zgjidhje – pavarësisht se sa pa krye të duket situata jote. Në rast nevoje, ne mund të gjejmë për ty edhe një strehim të sigurt dhe të fshehtë, ku atje do të sigurohet mbrojtje kundër kërcënimit dhe dhunës.

Ka edhe të rinj, apo burra në moshë të re, të cilëve u kanoset martesa e detyruar dhe që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Në rast se ti e ndjen, se kjo është edhe për ty, atëherë ti sigurisht që mund të na drejtohesh neve në çdo moment. Ne ndihmojmë me kënaqësi për të gjetur konsultore të përshtatshme!

JO, MARTESËS SË DETYRUAR! NE NDIHMOJMË!