GJESH KËSHILLIM DHE MBROJTE
Në rast se ti je nën moshën 18-vjeçare, atëherë ti mund
- të na drejtohesh neve përmes konsultimit online, në mbrojtje kundër martesës së dety-ruar të institucionit të bamirësisë së vajzave në Bielefeld (Mädchenhaus Bielefeld). Ti nuk duhet të shqetësohesh për faktin, se dikush mund të marrë vesh, që ti merr ndihmë nga konsultimi online, mbasi ne i trajtojmë problemet e tua në anonimitet. Çdo gjë që ndërmarrim, ne e diskutojmë me ty. Me dëshirën tënde ne të ofrojmë mundësi konsultimi në vend. Vetëm ti vendos, se çfarë duhet të bëhet. Ne të mbështesim ty!
- ti drejtohesh një konsultoreje për vajzat. Atje ti do të gjesh konsultim dhe mbështetje. Pedagoget do të shoqërojnë ty edhe në takime të tjera, në rast se ti do ta dëshirosh një gjë të tillë. Oferta do të gjesh poshtë: ndihmë në NRW
- ti drejtohesh një institucioni strehimi për vajza (ndihmë në NRW). Atje do të gjesh mbrojtje kundër kërcënimit dhe dhunës. Atje ti mund të pranohesh në fshehtësi. Një gjë e tillë mund të bëhet edhe pa miratimin e prindëve, në rast se në shtëpinë tënde nuk të sigurohet dot më mbrojtja.
- ti drejtohesh sektorit të rinisë (Jugendamt). Atje ti do të konsultohesh dhe do të gjesh mbështetje. Në rast se në shtëpi nuk je më e siguruar, atëherë përmes sektorit të rinisë ti do të strehohesh në një vend të fshehtë dhe të sigurt (marrja jote nën mbrojtje). Sek-torin për të rinjtë ti mund ta gjesh në çdo qytet poshtë numrit të telefonit të admi-nistratës së qytetit. Shpesh në sektorin për të rinjtë ekziston një numër telefoni për ras-te urgjente dhe krize, të cilit ti mund ti drejtohesh. Me kënaqësi ne ndërmjetësojmë edhe pedagoge në vend, e cila mund të të shoqërojë ty në sektorin për rininë.
Këto oferta për ndihmë janë për ty falas!
Në rast seti je mbi 18-vjeçe, atëherë ti mund të drejtohesh
- të na drejtohesh neve përmes konsultimit online, në mbrojtje kundër martesës së dety-ruar të institucionit të bamirësisë së vajzave në Bielefeld (Mädchenhaus Bielefeld). Ti nuk duhet të shqetësohesh për faktin se dikush mund të marrë vesh, që ti merr ndihmë nga konsultimi online, mbasi ne i trajtojmë problemet e tua në anonimitet. Çdo gjë që ndërmarrim, ne e diskutojmë me ty. Me dëshirën tënde ne të ofrojmë mundësi konsultimi në vend. Vetëm ti vendos, se çfarë duhet të bëhet. Ne të mbështesim ty!
- ti drejtohesh një konsultoreje për vajzat: ndihmë në NRW.
- ti drejtohesh një konsultoreje për gra: ndihmë në NRW.
- ti drejtohesh një institucioni bamirësie për gra, apo një institucioni strehues, me qëllim për të siguruar mbrojtje dhe strehim: dihmë në NRW.
- ti drejtohesh sektori për të rinjtë. Sektorin për të rinjtë ti mund ta gjesh në çdo qytet poshtë numrit të telefonit të administratës së qytetit. Shpesh në sektorin për të rinjtë ekziston një numër telefoni për raste urgjente dhe krize, të cilit ti mund ti drejtohesh. Me kënaqësi ne ndërmjetësojmë edhe pedagoge në vend, e cila mund të të shoqërojë ty në sektorin për rininë
- ti drejtohesh një numër telefoni urgjent për gratë: ndihmë në NRW.
- ti drejtohesh një institucioni të barabartë (me të cilin kontaktohet përmes administratës së qytetit)
- ti drejtohesh një organi ndërkulturor (me të cilin kontaktohet përmes administratës së qytetit)
- ti drejtohesh një konsultoreje ndërkulturore: ndihmë në NRW.
Këto oferta për ndihmë janë për ty falas!
E mira është gjithmonë, nëse ti mbështetjen do ta kërkosh tek mësueset dhe mësuesët, pu-nonjëset dhe punonjësit social (të shkollës), apo tek shoqet dhe shokët e tu. Së bashku me ta ti mund të caktosh takime apo të zhvillosh biseda. Gjithmonë sigurohu, që personat, të ci-lëve ti u beson, nuk do tu tregojnë të tjerëve dhe që nuk ndërmarrin asgjë në kokë të tyre.
Parimisht ekziston mundësia, që të kërkosh këshilla edhe tek ndonjë avokate apo avokat. Në raste urgjente dhe raste krizash të mëdha ti mund të njoftosh edhe policinë vendore. Adhe ajo i njeh gjithashtu institucionet, të cilat mund të organizojnë strehimin tënd të menjëhershëm (marrjen tënde nën mbrojtje).
Në rast se ti kërkon të dish më tepër mbi ligjet, atëherë në aspektet ligjore ti mund të informo-hesh në faqet mbi personat e besueshëm.
Gjithmonë ti mund të marrësh këshilla dhe të gjesh mbështetje tek: Konsultorja online në mbrojtje kundër martesës së detyruar. Për këtë jemi ne aty!