KËSHILLA VEPRIMI
- Secila vajzë ka historinë e saj dhe situatën e saj personale.
- Në këtë situatë vajzave dhe grave të reja u duhet një person i durueshëm, që ti dëgjojë ato me vëmendje.
- Këshilla veprimi
- Lidhje / Ndihma në Vestfalinë Perëndimore NRW
Nga përvoja jonë me vajzat dhe gratë e reja, të cilat kërcënohen nga martesa e detyruar, ne kemi formuluar për punonjësit organizues dhe zbatues, ata të specializuar dhe personat mbështetës (psh. teze/hallë, kushërirë, kunatë, personave të besuar) këshilla veprimi. Këto informacione ne i shikojmë si dhënie ndihme, për të dhënë drejtime dhe udhëzime. Kështu mund të ndihmohen vajzat dhe gratë e reja në rastin e kanosjes së martesës së detyruar, me qëllim për tu treguar atyre alternativa.
SECILA VAJZË KA HISTORINË E SAJ DHE SITUATËN E SAJ PERSONALE.
Në proceset e këshillimit dhe ndihmesës, në rastin e kanosjes së një marteseje të detyruar është e rëndësishme, që të perceptohet situata individuale e vajzave dhe grave të reja të prekura dhe të reagohet në sensibilitet të kulturës. Kjo do të thotë, se duhen respektuar përfytyrimet me vlerë dhe rrethanë e jetës së secilës vajzë në veçanti. Përveç këtyre është e nevojshme, që të veprohet me durim dhe maturi. Kini kujdes, se veprimet e nxituara apo vendimet e parakohëshme mund të keqësojnë situatën e vajzave.
Shpesh njoftohen plane për martesë. Vajzat kuptojnë para kohe shenja të tilla. Njoftime të mundshme në lidhje me një martesë të detyruar janë:
- Vajza ka parandjenjë, se së shpejti do të ndodhë diçka e pakëndshme.
- Ajo shqetësohet, mbasi ajo është bërë e madhe, zhvillohet natyra e saj femërore dhe për këtë duhet të frikësohet, mbasi së shpejti i duhet të martohet.
- Asaj i kushtohet shumë vëmendje dhe merr dhurata të veçanta, si psh. fustanë të rinj apo një unazë.
- Bëhen vizita nga të huaj, - apo vizita të rregullta nga njerëz shumë të afërm.
- Në jetën e përditëshme ajo kufizohet, psh. nuk dërgohet më në shkollë.
- Ajo kërcënohet dhe shtypet.
- Ekziston një rrezik i drejtpërdrejtë, ekzistojnë shenja për dhunë trupore.
NË KËTË SITUATË VAJZAVE DHE GRAVE TË REJA U DUHET NJË PERSON I DURUESHËM, QË TI DËGJOJË ATO ME VËMENDJE.
Tek shumica e vajzave ekziston një shtypje e konsiderueshme dhe një frikë e madhe. Shumë prej tyre nuk arrijnë dot që ti besojnë dikujt apo të kërkojnë ndihmë. Më e rëndësishme është vlerësimi i situatës. Nëse vajzat apo gratë e reja kanë gjetur rrugën për tek një person i besueshëm për to, përkatësisht për tek institucioni për ndihmë dhe mbështetje, atëherë në këtë rast është kërkuar veprimi i tyre i plotëbesueshëm und i plotkuptimtë.
Rregullat që pasojnë janë të dobishme dhe duhen marrë parasysh:
- Fillimisht ju duhet ti siguroni vajzës apo gruas së re durim, anonimitet dhe ndihmë.
- Transparenca dhe marrëveshja janë të rëndësishme për këshillimin; çdo hap duhet bërë me marrëveshje.
- Vajzës apo gruas së re mos i inpononi mendime personale me vlerë. Tregoni qartë, se ju nuk vendosni në kokën tuaj, dhe se të gjitha hapat e caktuara do të bëhen në bazë të marrëveshjes.
- Në rastin e një situateje me rrezik, ku juve ju duhet ndihmë, atëherë duhet që të merrni vetë këshilla dhe ndihmë pranë Këshillimit online në mbrojtje kundër martesës së detyruar.
Vizita e familjeve apo e të afërmve është veçanërisht problematike. Kur një vajzë nuk dëshiron të kthehet në familja, atëherë si hap i parë duhet siguruar një strehim i sigurt për të. Në këtë moment dialogu me familjen apo bisedimet ndërmjetëse janë të dorës së dytë. Shpesh vajzat nuk kanë as shpresë dhe as besim, se në familjen e tyre do të ndryshojë diçka. Ato nuk u besojnë prindëve dhe të afërmve dhe kanë frikë prej tyre. Këto shqetësime të vajzës ju duhet ta merrni seriozisht. Shumë vajza nuk duan që policia të „ngatërrohet“ në këtë çështje. Pra menjëherë kur policia largohet nga shtëpia, aty për to nuk ka më mbrojtje. Ato duhet të durojnë inatin e familjes, shtypjen dhe dhunën. Shumë prej tyre kontrollohen më intensivisht, përgojohen, dhe tiranizohen si rrjedhim i vizitave në shtëpi nga ana e organeve zyrtare, sie policia, sektori i rinisë apo shkolla.
Kështu orvatjet e ndërmjetësimit me familjen nga ana e „atyre që kanë menduar për mirë “për vajzat kanë sjellë pasoja të padurueshme; dhe kështu pas kësaj vuajtja rëndon shpesh edhe më shumë tek ato. Për këtë arësye kërkoni ndihmë dhe mbështetje, ju si person i besueshëm asnjanjës! Mendimet e sakta psh. përmes këshillimit online në mbrojtje kundër martesës së detyruar apo tek sektori për të rinjtë, ndihmojnë shumë dhe janë të domosdoshme!
KËSHILLA VEPRIMI
Grupeve profesionale të veçanta dhe personave mbështetës të veçantë ne u këshillojmë informacionet dhe rregullat e mëposhtme, në marrëdhënie me vajzat dhe gratë e reja, të prekura në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë nga martesa e detyruar:
Mësuesët dhe punonjësit e punës së hapur me rininë duhet që në rast dyshimi apo njohurie, në lidhje me një martesë të detyruar, të flasin me qetësi me vajzën dhe të krijojnë besim tek ajo. Vlen që të veprohet me maturi dhe të diskotohet me vajzën në lidhje me mënyrën konkrete të të vepruarit. Ruani anonimitetin dhe besimit e vajzës!
Mos tregoni të dhënat personale të vajzës, në rast se do të flisni me persona të tjerë për informacione të tjera në vazhdim të veprimit (sektori i rinisë, persona specialistë, e kështu me radhë). Mos i informoni prindët – siç është përshkruar – kjo mund të çojë në pasoja të këqia për vajzën e prekur.Mbrojta e vajzës qëndron në plan të parë!
Mundësitë e veprimit të sektorit të rinisë përmbajnë tërësinë e mundësive ligjore për ndihmë dhe ndërhyrje të ndihmës për fëmijë dhe të rinj. Bisedat këshilluese me vajzat duhet të zhvillohen parimisht me një person të besueshëm të personit të prekur (psh. një punonjëse e një konsultoreje, mësuese apo mësues, shoqe apo shok). Në rast se prindët do të tregohen të gatshëm për bisedë, atëherë atyre duhet tu tregohet, se kjo rrezikon të mirën e vajzës. Në rast nevoje, në bisedat me prindët mund të thirren edhe persona ndërmjetës nga rrethi i tyre kulturor (zyrë ndërkulturore, persona nga komuna, të afërm, të cilët e mbështesin vajzën).
Këtu është i nevojshëm sensibiliteti: Në rast se vajza nuk e do kontaktin me prindët (psh. në bisedat ndërmjetësuese/bisedat sqaruese), atëherë ky vendim duhet marrë parasysh.
Gjatë këshillimit, me vajzën duhet folur në lidhje me situatën në familjen e saj. Vajzës duhet ti jepen mundësi të ndryshme dhe ti sigurohet kohë e mjaftueshme, me qëllim për të reflektuar në lidhje me shkaqet lëvizëse për largimin nga familja. Këtu bën pjesë edhe fakti, që me të do të flitet në lidhje me këtë temë, se çfarë mund të ndodhë, nëse ajo do të vendosë për prishjen e marëdhënieve familiare. Një kontaktim i saj me familjen pas largimit të saj, sipas rrethanës mund të rrezikojë jetën e saj. Në shumicën e rasteve të prekurat e dinë, se ato ndoshta mund të bëjnë një jetë në anonimitet – pa asnjë kontakt me familjen.
Duhet sqaruar fakti, se punonjëset dhe punonjësit e sektorit të rinisë duhet të mbështesin vajzat dhe duhet të kenë dëshirën e mirë dhe mundësinë për mbrojtjen e tyre. Çdo mundësi mbështetjeje duhet të diskutohet dhe të vendoset së bashku me vajzën.
Në rast se orvatjet për bisedim me familjen nuk rezultojnë të suksesshme dhe vajza pëson vetëm shtypje dhe dhunë, atëherë kjo konform § 42 SGB VIII do të merret në mbrojtje nga sektori përkatës i rinisë, pra përkohësisht ajo do të strehohet tek personat e përshtatshëm apo institucionet. Ky hap duhet sqaruar mirë me vajzën. Këtu bëhet fjalë posaçërisht për faktin, se sa i sigurt dhe i përshtatshëm do të jetë strehimi përkatës. Shpesh vajza të moshës madhore, të cilave u kanoset martesa e detyruar strehohen në institucionet e bamirësisë së grave, për tu siguruar aty mbrojtje. Sipas rrethanave, strehimi i një tetëmbëdhjetë apo njëzetë vjeçareje në një institucion bamirësie të grave nuk është i përshtatshëm apo i arësyeshëm, mbasi nevojat dhe kërkesa për kujdesje i këtyre grave të reja jo gjithmonë mund të merret parasysh mjaftueshëm.
Duhet gjetur dhe zbatuar zgjidhja më e mirë individuale për vajzën apo gruan e re. Ajo ka të drejtën e vetëvendosjes për një jetë pa dhunë.
LIDHJE / NDIHMA NË VESTFALINË PERËNDIMORE NRW
Wenn Sie Hilfe vor Ort und weitere Informationen benötigen, dann finden Sie hier eine detaillierte Liste von Hilfe- und Beratungsangeboten: Links / Hilfe in NRW. Oder Sie wenden sich über die Online-Beratung an uns.