KAOS NDJENJASH

Nëna jote është shumë e rëndësishme për ty. Ajo ka qënë ndërmjetëse e babait, kur ka qenë fjala për vendime të rëndësishme. Ajo gjithashtu të ka mbrojtur nga babai këtë herë apo herë të tjera, kur ti atij thjeshtë i ke fshehur diçka.

Ndodh, që ti tashti ndjehesh e zhgënjyer apo e tmerruar nga nëna jote, në rast se babai yt të bën të ditur seriozisht, se ka zgjedhur një burrë për ty, me të cilin ti së shpejti do të martohesh - dhe nëna jote duke u lëkundur nuk shfaq mbështetje dhe tregohet e mbingarkuar.

 

Das ernste Gesicht einer jungen Frau in Nahaufnahme

Ajo ka mendimin, se babai dhe nëna duan vetëm të mirën tënde, dhe se është mëse normale, që ata duhet të zgjedhin një burrë për ty. Ajo nuk mund dhe nuk do që të të kuptojë dhe nuk të merr seriozisht. Për nënën tënde mendimet e të afërmve dhe të komshinjve kanë qenë gjithmonë shumë të rëndësishme, por në këtë situatë ti ke pritur, që ajo të të ndihmojë.

Në vënd të kësaj, ti ke ndjenjën, se prindët e tu të vënë nën presion! Ata duan të të martojnë dhe të detyrojnë ty për këtë ndoshta edhe me dhunë, ku ty të injorojnë, të ofendojnë, të rrahin apo të kërcënojnë.

 

Ti ke ndjenjën,

  • se tani gjithçka është shumë vonë, tani s’mund të më ndihmojë më asnjë. Ska rrugëdalje tjetër,
  • se duhet të turpërohesh, që të ndodh një gjë e tillë, që pikërisht prindët e tu, të arrijnë të të bëjnë një gjë të tillë,
  • që më mirë gjithçka të harrosh dhe të mos duash më të mendosh për këtë gjë,
  • se ke tradhëtuar traditat e tua. Ti nuk do që tu bëhesh pengesë prindëve,
  • që je e abandonuar dhe e urryer nga familja, të cilën ti e do. Ti nuk ke dëshirë të trajtohesh si anë e jashtme, por përkundrazi të vazhdosh të jetosh jetën e deritanishme,
  • që të kanë lënë vetëm,
  • që nuk je aq e fortë, sa të përballosh zemërimin,
  • se kërkush nuk e dëgjon ‚jo-në’ tënde dhe asnjë nuk të respekton.

 

"Mua më ka vrarë deri diku fakti, që prindët e mi kanë qenë të zemëruar me mua, apo për ato që kanë folur të tjerët. Por për mua ishte e qartë, se tani duhet të tregohesha egoiste, me qëllim për të qenë e lumtur. Nuk duhet të bëja prindët apo atë të lumtur." (marrë nga: ‚E detyruar për martesë’, Raport i Behares 22 vjeçare, e shkurorëzuar, në: "Martesë e detyruar. Gjithë jetën për hir të nderit", Terre des Femmes e.V., 2006)

Kërkush nuk e ka të drejtën të të detyrojë për martesë! Ti ke të drejtë të vendosësh vetë, nëse do të martohesh dhe me kë do të lidhësh këtë martesë! Një martesë e detyruar është e ndaluar në çdo besim fetar!