Vajzat dhe gratë e reja do të gjejnë në konsultim online informacione dhe mbështetje në mbrojtje kundër martesës së detyruar.
Vajzat mund të na drejtohen përmes E-Mail-it, Chat-it individual apo në grupe në një kuadër të mbrojtur. (SSL i shifruar). Në rast nevoje ekziston mundësia, që ato të konsultohen përmes telefonit apo personalisht.

Përmes mbështetëses: „Mädchenhaus Bielefeld e.V.“ (institucioni i bamirësisë së vajzave në Bielefeld - shoqatë e regjistruar) është një shoqatë e dobishme, e cila ka si qëllim të përmirësojë kushtet jetësore të vajzave dhe grave të reja në të gjitha fushat e jetës. Shoqata, si mbështetëse e njohur në ndihmë të të rinjve, zhvillon oferta me vajzat dhe gratë e reja në situata urgjente dhe krize. Vajzat me prejardhje shoqërore dhe kulturore të ndryshme do të gjejnë këtu konsultim, mbështetje, mbrojtje dhe mundësi banimi për kohë të gjatë në katër sektorët e institucionit të bamirësisë së vajzave në Bielefeld / shoqatë e regjistruar (Mädchenhaus Bielefeld e.V.:), konsultore, konsultim online në mbrojtje kundër martesës së detyruar, institucione strehimi dhe banim nën kujdes. (Informacione të mëtejshme në lidhje me shoqatën: www.maedchenhaus-bielefeld.de)
Martesë e detyruar apo martesë e organizuar?
Për një martesë të detyruar bëhet fjalë atëherë, kur prindët apo familja e nuses dhe/apo e dhëndërit, përmes kërcënimit apo përdorimit të dhunës detyrojnë për martesë. Sapo që njëri prej partnerëve nuk do të jetë dakort me martesën dhe nuk jep aprovimin e tij, përkatësisht ai ndihet i detyruar për një miratim, pra në këtë rast kemi të bëjmë me një martesë të detyruar.
Nga kjo e kufizuar është martesa e organizuar. Kjo gjithashtu ndërmerret nga prindët/të afërmit apo organizohet nga ndërmjetësit për martesën, por ama lidhet me mirëkuptimin e bashkëshortëve të ardhshëm.

Kufijtë ndërmjet martesës së detyruar dhe asaj të organizuar janë të paqëndrueshëm dhe nga ana e jashtme është shumë e vështirë për tu vlerësuar dhe kjo bëhet vetëm pas një analize të saktë të motiveve dhe interesave të të gjithë pjesmarrësve. Se në cilin moment mund të flitet për një martesë të detyruar dhe çfarë ndihet si detyrim, kjo i lihet perceptimit subjektiv të pjesmarrësve. Vendimtare është që gruaja e re apo djali i ri të kenë një mundësi të vërtetë për të thënë „Jo“. Një rol thelbësor në të luan detyrimi që bëhet dhe që ndihet, me qëllim për të lidhur martesëb. Kështu që kjo, të cilën prindët e quajnë një shtrëngim të lehtë („e menduar për mirë dhe në dobi të fëmijës“), nga vajza apo djali në një situatë stresi psikologjik ky ndihet plotësisht si detyrim. Ka vajza, të cilat e akceptojnë, që prindët të zgjedhin bashkëshortin e mundshëm për to, por që ato të kenë të drejtën e fjalës së fundit për marrje vendimi. Por në shumë raste ushtrohet një presion i madh, kështu që një kundërshtim për vajzat do të kishte pasoja të rënda. Ato kanë frikë se mos „humbin“ familjen e tyre. Shpesh prindët apo të afërmit e marrin me zor miratimin përmes presionit psiqik dhe social, kërcënimeve deri në paralajmërimin e vrasjeve në emër të nderit, mbylljen brënda, dhunës fizike. Pas lidhjes së martesës në disa raste ruhet presioni. Grave ju duhet të lidhin martesë kundër vullnetit të tyre dhe të durojnë pasojat (shiko pasojat e martesës së detyruar) që lidhen me të.
Numri i martesave të detyruara
Ekspertët janë të të njëjtit mendim, se martesat e detyruara në Gjermani dhe në vende të tjera të bashkësisë europiane në Europën qëndrore, janë shumë më të shpeshta se sa është menduar. Natyrisht në këtë kohë nuk ekzistojnë numra realë, në lidhje me shpeshtësinë e martesave të detyruara. Por ama supozohet, se shifra e errët është shumë e lartë. Në kuadrin e një studimi të ministrisë federale për familjet, të moshurët, gratë dhe rininë (BMFSFJ), e vitit 2004, në lidhje me temën “Martesa e detyruar”, kanë dhënë informacione 150 gra me prejardhje turke:
Pyetje e bërë në Berlin dhe në Baden-Württemberg tek institucionet mbështetëse dhe organet kanë çuar në përfundimet e mëposhtme:
Vlerësimi i përvojave tona të viteve të fundit, në lidhje me temën „Martesa e detyruar“ tregon, se më tepër se 50 përqind e emigranteve të reja, të cilat kanë kërkuar këshillim dhe/apo strehim në sektorin e institucionit të bamirësisë Bielefeld, shoqatë e regjistruar (Mädchenhauses Bielefeld e.V.), janë të kërcënuara nga martesa e detyruar, apo direkt të priekura prej saj.
A preken edhe të rinjtë/burrat e rinj nga martesa e detyruar?
Edhe djemtë apo burrat e rinj mund të jenë gjithashtu të prekur nga martesa e detyruar. Më tepër në familjet tradicionale ata martohen kundër vullnetit të tyre, me qëllim për tu disiplinuar dhe që ti rikthehen rrethit të tyre kulturor. Por pasojat e tyre në fakt janë më pak dramatike se sa tek vajzat, mbasi burrave të rinj shpesh u jepet më shumë liri: Shkollimi mund të çohet derinë fund, liria e veprimit thelbësisht është më e madhe. Nga martesa e tyre e arritur me detyrim më shumë vuajnë gratë. Për to ekziston rreziku i madh, që ato të përbuzen, të keqtrajtohen dhe të detyrohen për seks.
Pasojat e martesës së detyruar

Martesa e detyruar dëmton psiqikën dhe shëndetin. Si pasojë e martesës së arritur më parë me detyrim, shpesh vajzave ju duhet të ndërpresin shkollën apo shkollimin profesional dhe kështu përfundojnë në një cikël të mungesës së arësimimit dhe të ekzistencës së varësisë. Në rast se vajzat apo gratë e reja kundërshtojnë, që të lidhin martesën e përcaktuar të tyre, atëherë ato shpesh hasin në kundërshtim nga ana e familjes së tyre përmes sharjeve dhe kërcënimeve për rrahje, dhe arrijnë deri në kërcënim për vrasje në emër të nderit. Pas martesës pritet, që vajzat dhe gratë ti binden bashkëshortit dhe eventualisht edhe familjes së tij. Në rast se ajo si bashkëshorte nuk plotëson detyrat e veta, atëherë në raste ekstreme mund të shkohet edhe deri në keqtrajtime fizike dhe psigjike të saj, si psh. kërcënime apo rrahje. Përveç kësaj nga ajo kërkohet, që ti qëndrojë në dispozicion burrit për seks. Kështu është prezent rreziku i madh, që ajo të detyrohet për seks nga burri që i është dhënë asaj me detyrim. Tmerri i vazhdueshëm i përdhunimit është për vajzat dhe gratë një nga pasojat më të këqia të martesës së detyruar.
Si pasojë e martesës së detyruar mund të krijohen depresionet, lëndimet e shkaktuara vetë, vetëvrasja dhe sëmundje shqetësuese trupore kronike psigjike.
Për çfarë arësye martohen vajzat (të rinjtë) me detyrim?
Shkaqet e lëvizjes së prindëve, të cilat të çojnë në një martesë të detyruar, janë të ndryshme. Një shkak i mundshëm është, se dinë të „kujdesen mirë“ për vajzën. Interesat materiale egoiste të prindëve mund të jenë gjithashtu një motiv, ku ndoshta në rrethana mund të paguhet edhe nusja. Përveç këtyre shumë prindër, si familje me traditë, dëshirojnë, që djemtë dhe vajzat e tyre të rritur në perëndim, të disiplinohen dhe ti kthehen sërish rrethit të tyre kulturor përmes martesës me një partner nga vendi i origjinës së tyre.
Dhe pikërisht atëherë, kur vajzat parashtrojnë planet e tyre të jetës, të cilat janë në kundërshtim me përfytyrimin tradicional, atëherë prindët synojnë, që përmes martesës së detyruar ti sjellin ato përsëri „në rrugë të drejtë”. Në to një rol të rëndësishëm luajnë nocione të përcaktuara nderi, të cilat mbështeten në tradita të ndryshme të vendeve dhe ato familjare; pra martesa e detyruar bëhet kryesisht në rrethin familjar (dmth. martesa e kushërirës me kushëririn, e mbesës me xhaxhain/dajën, etj.). Prindët kanë ndjenjën, se humbin influencën e tyre dhe dëshirojnë që përmes një marteseje të shpejtë dhe të zgjedhur, vajzës së tyre ti mposhtin zakonet e vjetra të sjella këtu me vete. Ata i frikësohen humbjes së fytyrës së tyre (nderit familjar), në rast se vajza krijon një shoqëri me një djalë dhe humbet kështu virgjërinë e saj. Përmes një martese të shpejtë prindët nga njëra anë çlirohen nga përgjegjësia dhe nga ana tjetër forcohen marrëdhëniet tradicionale të pushtetit.
Krahas personave të prekur që jetojnë në Gjermani dhe që këtu shtrëngohen nga prindët për një martesë të detyruar, janë për të vënë re edhe tre forma të tjera të martesave së detyruara:
Shkaqet e paraqitura këtu janë një përmbledhje e thjeshtëzuar e sfondit të mundshëm për një martesë të detyruar. Situatat e jetës të personave të prekur janë të ndryshme dhe të komplikuara dhe duhet të merren parasysh gjatë këshillimit dhe mbështetjes së vajzave dhe grave të reja.
Martesa e detyruar nuk është një fenomen fetar

Në diskutimet publike ka tendenca, që martesën e detyruar t’ia rendisin shoqërive të caktuara fetare. Përkundrazi shkaqe për martesat e detyruara janë strukturat patriarkale të trashëguara, traditat dhe zakonet, por jo besimi fetar në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Asnjëra nga besimet fetare botërore si budizmi, kristianizmi, besimi hebrej, hinduizmi apo islamizmi, nuk përcakton martesën e detyruar. Por nga ana tjetër në secilën nga këto besime fetare gjinden citate nga tekste, të cilat keqpërdoren për këtë qëllim, me tendencën për të ligjëruar nënshtrimin e gruas ndaj burrit. Atëherë këto citate në secilin rast tërhiqen në kuptim të përfaqësisë së interesave patriarkale, me qëllim për të kufizuar apo zhdukur të drejtën e vajzave dhe grave për vetëvendosje.
Për një vlerësim më të mirë të situatës së vajzave dhe grave të reja të prekura, do të ndihmonte njohja e gjëndjes ligjore. Ky burim do tu jepte juve një vështrim të parë të përgjithshëm, në lidhje me rregullat e veçanta ligjore nga fusha ligjore krejtësisht të ndryshme.
Për informacione të mëtejshme drejtohuni ju lutemi Konsultores-Online, ose këshillohunu tek ndonjë avokate apo avokat.
E drejta ndërkombëtare
Neni 16, paragrafi 2, i deklaratës së përgjithshme të të drejtave të njeriut, e vitit 1948, përcakton, se martesa duhet të bëhet vetëm me pëlqimin e lirë dhe të plotë të dy bashkëshortëve të ardhshëm.
Prandaj një martesë e detyruar është shkelje e të drejtave të njeriut.
E drejta kushtetuese
Gjithsecili ka të drejtën e zhvillimit të personalitetit të tij, përsa kohë që ai nuk cënon të drejtat e të tjerëve dhe që nuk shkel rregulloren kushtetuese apo ligjin e zakonit. Liria e njeriut është e paprekshme (neni 2 i kushtetutës).
Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm (Neni 1 i kushtetutës).
Të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit. Burrat dhe gratë janë të barabartë. Shteti ka për detyrë të ndihmojë në zbatimin e barazisë ndërmjet burrit dhe gruas dhe ndikon në eliminimin e disfavoreve ekzistuese (Neni 3 GG).
Si rrejdhim, një martesë e detyruar nuk është e pajtueshme me Kushtetutën e Republikës Federale Gjermane.
E drejta civile

Në lidhjen e një marteseje, pavarësisht nga shtetësia, parimisht vlejnë ligjet e shtetit, ku edhe është bërë lidhja e martesës. Sipas ligjit gjerman, martesa është një kontratë ligjore familjare, e cila ka si kusht paraprak vullnetin e lirë të bashkëshortëve (§§ 1310 ff, të Kodit Civil).
Në bazë të § 1303, paragrafi 1, të Kodit Civil, martesa nuk duhet të bëhet përpara se të jetë arritur mosha madhore. Në rastin kur në lidhjen e një marteseje, njëri prej bashkëshortëve është i mitur, atëherë vetëm gjykata për çështjet familjare mund të bëjë çlirimin nga ky kusht, gjë që prindët nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë (§ 1303, paragrafi 2, i Kodit Civil).
Një martesë e detyruar mund të anullohet me vendim gjykate brënda një afati prej një viti, pas kohës së lidhjes së saj, në rast se vërtetohet detyrimi. Pas këtij afati vjen në vështrim vetëm shkurorëzimi i martesës.
E drejta penale
Në bazë të § 240, paragrafi 4, rreshti 1, të Kodit Penal, do të quhet si rast i rëndë detyrimi, atëherë kur dikush detyron një person tjetër të kryejë një martesë. Duke iu referuar rastit të veçantë, mund të mos përjashtohen edhe tërësia e provave për kërcënim, (§ 241 të Kodit Penal), të lëndimit trupor (§§ 223 ff., të Kodit Penal), të privimit nga liria (§ 239 të Kodit Penal) apo të keqtrajtimit të personave të mbrojtur (§ 225 të Kodit Penal).
Ligji i mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve
Fëmijët, të rinjtë dhe të rejat që kanë mbushur moshën madhore mund ti drejtohen për ndihmë sektorit vendas të rinisë (Jugendamt). Por që fëmijët, të rinjtë, përkatësisht të rinjtë e moshës madhore të mund të përfitojnë ndihma nga rinia, ata duhet të qëndrojnë këtu në Gjermani me të drejta ligjore, apo me një lejëqëndrim konform ligjit mbi të drejtat e të huajve.
Fëmijët dhe të rinjtë mund të këshillohen nga ana e sektorit të rinisë (Jugendamt) pa dijeninë e prindëve, atëherë kur këshillimi është i domosdoshëm, si rezultat i një gjëndjeje rreziku apo konflikti dhe që përsa kohë që si rezultat i njoftimit të prindëve do të dështojë qëllimi i këshillimit (§ 8 paragrafi 3 i Kodit Social - vëllimi i tetë (VIII).
Në rast se fëmijët apo të rinjtë luten për mbrojtje, apo kur një rrezik urgjent për shëndetin e fëmijës kërkon një strehim të sigurt, atëherë për marrjen nën mbrojtje do të jetë i detyruar sektori i rinisë (Jugendamt). Fëmijët dhe të rinjtë mund të merren nën mbrojtje nga ana e sektorit të rinisë (Jugendamt) edhe pa miratimin e prindëve, pra përkohësisht të strehohen tek personat dhe në institucione, në rast se mbrojtja nuk mund të sigurohet në forma të tjera. Në rast se prindët kundërshtojnë marrjen nën mbrojtje, atëherë sektori i rinisë (Jugendamt) do të tërheqë një vendim nga gjykata (§ 42 e Kodit Social VIII).

Në rast se për sektorin e rinisë (Jugendamt) do të jenë të njohura shumë pikëmbështetje kyçe në lidhje me rrezikimin e shëndetit të një fëmije apo të një të riu, atëherë ky do të vlerësojë kanosjen e rrezikut në bashkëpunim me forca të shumta profesionale. Këtu përfshihen personat që kanë të drejtën e kujdestarisë, si edhe fëmija apo i riu, për sa kohë që si rezultat i saj nuk vihet në dyshim mbrojtja efikase e fëmijës apo të të riut. Në rast se sektori i rinisë (Jugendamt) e quan të domosdoshme veprimtarinë e gjykatës për çështje familjare, atëherë ky i telefonon asaj; kjo vlen edhe atëherë, kur personat që kanë të drejtën me ligj të kujdestarisë apo personat që kanë të drejtën për edukim nuk janë të gatshëm apo nuk janë në gjëndje të bashkëpunojnë në vlerësimin e kanosjes së rrezikut. Në rast se ekziston një rrezik urgjent dhe që nuk mund të pritet vendimi i gjykatës, atëherë sektori i rinisë (Jugendamt) detyrohet, që fëmijën apo të riun ta marrë nën mbrojtje (§ 8a, të Kodit Social - VIII).
I riu në moshë madhore, ndihmën për zhvillimin e personalitetit të tij, dhe në bërjen e një jete nën përgjegjësinë e tij, duhet ta sigurojë përmes kërkesës, në rast se për shkak të situatës individuale të të riut është e nevojshme ndihma dhe për sa kohë duhet ajo. Si rregull ndihma sigurohet deri në mbushjen e moshës 21 – vjeçare; Në raste të veçante ajo duhet të vazhdojë edhe përtej periudhës së kufizuar të kohës (§ 41 të Kodit Social - VIII).
Shpesh gratë e reja nuk strehohen nëpër institucionet e ndihmës për të rinjtë, por nëpër istitucionet e bamirësisë së grave. Kjo mund të sjellë probleme, në rast se gratë nga tetëmbëdhjetë deri në moshën njëzetë e një vjeçare nuk mund të plotësojnë dot kërkesat e pavarësisë dhe mëvetësisë, të cilat nëpër institucionet e bamirësisë së grave janë si kushte paraprake.
Ligji për të huajt
Përmes martesës së detyruar të bashkëshortit nuk ndryshon automatikisht statusi ligjor i qëndrimit për vajzat dhe gratë e reja, të cilat jetojnë këtu në Gjermani. Por kur ka përfunduar qëndrimi ligjor i bashkëshortit, atëherë e drejta e qëndrimit, e pavarur nga martesa do të lindë pas dy vjetësh bashkësi martesore; në rast të ekzistencës së një padrejtësie të veçantë, atëherë ekziston mundësia e zgjatjes së lejë-qëndrimit edhe më herët (§ 31 të ligjit mbi qëndrimin – ligji mbi qëndrimin).
Pas përfundimit në Bundestag në qershor 2007 të § 27 të ri, paragrafi 1a, numër 2, të ligjit për të huajt, një bashkim familjar për në Gjermani nuk do të lejohet, në rast se pikëmbështetje faktike do të përligjin faktin, se njëri prej bashkëshortëve do të jetë detyruar për bërjen e martesës.
Në rast largimi jashtë shtetit të vajzës, përkatësisht të gruas (qoftë edhe kundër dëshirës), hyrja e saj përsëri në vend do të jetë problematike, në rast se ajo është larguar për më tepër se 6 muaj nga Gjermania, mbasi si rregull kalon afati i titullit të lejë-qëndrimit (§ 51 paragrafi 1, numër 6, e ligjit mbi të huajt), kjo do të thotë, se atëherë presupozohet, se e huaja, në përshtatje me natyrën e saj, nuk është larguar për një shkak kalimtar. Në § 37 të ligjit për të huajt, rregullohet e drejta për rikthim për të huajt, të cilët si të mitur kanë pasur të territorin gjerman qëndrimin e zakonshëm të rregulluar me ligj.
Ligji i mbrojtjes kundër dhunës
Në rrethana të caktuara mund të merren edhe vendime mbrojtëse në mbështetje të ligjit në mbrojtje kundër dhunës, në rast se dikush do të lëndojë apo kërcënojë (§ 1 të ligjit në mbrojtje kundër dhunës). në mënyrë të paligjshme trupin, shëndetin apo lirinë e një personi tjetër. Ky ligj do të gjejë përdorim edhe në ato raste, kur është bërë tashmë lidhja e martesës, apo në rast se personat nga rrethi personal apo i veçantë kërcënojnë vajzën, përkatësisht gruan.
Nisma ligjore

Ndryshime në ligjin penal: Këshilli federal ka paraqitur në Bundestag një projektligj, ku martesa e detyruar të njihet si tërësi e pavarur provash penale.
Ndryshime në ligjin civil: Përveç kësaj, projektligji parashikon edhe ndryshime në ligjin civil: Kështu kërkohet të arrihet zgjatja e afatit të kundërshtimit, në rastin e anullimit të një martese, nga një vit në tre vjet, me qëllim që, një martesë e bërë në mënyrë të kundërligjshme permes kërcënimit, të mund të anullohet më lehtë
Në të njëjtën kohë pretendimi për mbajtje e bashkëshortit të detyruar nuk do varet më nga fakti, nëse kërcënimi bëhet nga bashkëshorti tjetër, apo me dijeninë e tij.
Përfundimisht, në rastin e vdekjes së bashkëshortit të detyruar, e drejta ligjore e bashkëshortit tjetër për trashëgimi përjashtohet me çdo kusht, edhe në rastin kur një kërkesë për anullim të martesës akoma nuk është e vlefshme.
Nga përvoja jonë me vajzat dhe gratë e reja, të cilat kërcënohen nga martesa e detyruar, ne kemi formuluar për punonjësit organizues dhe zbatues, ata të specializuar dhe personat mbështetës (psh. teze/hallë, kushërirë, kunatë, personave të besuar) këshilla veprimi. Këto informacione ne i shikojmë si dhënie ndihme, për të dhënë drejtime dhe udhëzime. Kështu mund të ndihmohen vajzat dhe gratë e reja në rastin e kanosjes së martesës së detyruar, me qëllim për tu treguar atyre alternativa.
Secila vajzë ka historinë e saj dhe situatën e saj personale.
Në proceset e këshillimit dhe ndihmesës, në rastin e kanosjes së një marteseje të detyruar është e rëndësishme, që të perceptohet situata individuale e vajzave dhe grave të reja të prekura dhe të reagohet në sensibilitet të kulturës. Kjo do të thotë, se duhen respektuar përfytyrimet me vlerë dhe rrethanë e jetës së secilës vajzë në veçanti. Përveç këtyre është e nevojshme, që të veprohet me durim dhe maturi. Kini kujdes, se veprimet e nxituara apo vendimet e parakohëshme mund të keqësojnë situatën e vajzave.
Shpesh njoftohen plane për martesë. Vajzat kuptojnë para kohe shenja të tilla. Njoftime të mundshme në lidhje me një martesë të detyruar janë:

Tek shumica e vajzave ekziston një shtypje e konsiderueshme dhe një frikë e madhe. Shumë prej tyre nuk arrijnë dot që ti besojnë dikujt apo të kërkojnë ndihmë. Më e rëndësishme është vlerësimi i situatës. Nëse vajzat apo gratë e reja kanë gjetur rrugën për tek një person i besueshëm për to, përkatësisht për tek institucioni për ndihmë dhe mbështetje, atëherë në këtë rast është kërkuar veprimi i tyre i plotëbesueshëm und i plotkuptimtë.
Në këtë situatë vajzave dhe grave të reja u duhet një person i durueshëm, që ti dëgjojë ato me vëmendje.
Rregullat që pasojnë janë të dobishme dhe duhen marrë parasysh:
Vizita e familjeve apo e të afërmve është veçanërisht problematike. Kur një vajzë nuk dëshiron të kthehet në familja, atëherë si hap i parë duhet siguruar një strehim i sigurt për të. Në këtë moment dialogu me familjen apo bisedimet ndërmjetëse janë të dorës së dytë. Shpesh vajzat nuk kanë as shpresë dhe as besim, se në familjen e tyre do të ndryshojë diçka. Ato nuk u besojnë prindëve dhe të afërmve dhe kanë frikë prej tyre. Këto shqetësime të vajzës ju duhet ta merrni seriozisht. Shumë vajza nuk duan që policia të „ngatërrohet“ në këtë çështje. Pra menjëherë kur policia largohet nga shtëpia, aty për to nuk ka më mbrojtje. Ato duhet të durojnë inatin e familjes, shtypjen dhe dhunën. Shumë prej tyre kontrollohen më intensivisht, përgojohen, dhe tiranizohen si rrjedhim i vizitave në shtëpi nga ana e organeve zyrtare, sie policia, sektori i rinisë apo shkolla.
Kështu orvatjet e ndërmjetësimit me familjen nga ana e „atyre që kanë menduar për mirë “për vajzat kanë sjellë pasoja të padurueshme; dhe kështu pas kësaj vuajtja rëndon shpesh edhe më shumë tek ato. Për këtë arësye kërkoni ndihmë dhe mbështetje, ju si person i besueshëm asnjanjës! Mendimet e sakta psh. përmes këshillimit online në mbrojtje kundër martesës së detyruar apo tek sektori për të rinjtë, ndihmojnë shumë dhe janë të domosdoshme!
Grupeve profesionale të veçanta dhe personave mbështetës të veçantë ne u këshillojmë informacionet dhe rregullat e mëposhtme, në marrëdhënie me vajzat dhe gratë e reja, të prekura në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë nga martesa e detyruar:
Mësuesët dhe punonjësit e punës së hapur me rininë duhet që në rast dyshimi apo njohurie, në lidhje me një martesë të detyruar, të flasin me qetësi me vajzën dhe të krijojnë besim tek ajo. Vlen që të veprohet me maturi dhe të diskotohet me vajzën në lidhje me mënyrën konkrete të të vepruarit. Ruani anonimitetin dhe besimit e vajzës!
Mos tregoni të dhënat personale të vajzës, në rast se do të flisni me persona të tjerë për informacione të tjera në vazhdim të veprimit (sektori i rinisë, persona specialistë, e kështu me radhë). Mos i informoni prindët – siç është përshkruar – kjo mund të çojë në pasoja të këqia për vajzën e prekur.Mbrojta e vajzës qëndron në plan të parë!

Mundësitë e veprimit të sektorit të rinisë përmbajnë tërësinë e mundësive ligjore për ndihmë dhe ndërhyrje të ndihmës për fëmijë dhe të rinj. Bisedat këshilluese me vajzat duhet të zhvillohen parimisht me një person të besueshëm të personit të prekur (psh. një punonjëse e një konsultoreje, mësuese apo mësues, shoqe apo shok). Në rast se prindët do të tregohen të gatshëm për bisedë, atëherë atyre duhet tu tregohet, se kjo rrezikon të mirën e vajzës. Në rast nevoje, në bisedat me prindët mund të thirren edhe persona ndërmjetës nga rrethi i tyre kulturor (zyrë ndërkulturore, persona nga komuna, të afërm, të cilët e mbështesin vajzën).
Këtu është i nevojshëm sensibiliteti: Në rast se vajza nuk e do kontaktin me prindët (psh. në bisedat ndërmjetësuese/bisedat sqaruese), atëherë ky vendim duhet marrë parasysh.
Gjatë këshillimit, me vajzën duhet folur në lidhje me situatën në familjen e saj. Vajzës duhet ti jepen mundësi të ndryshme dhe ti sigurohet kohë e mjaftueshme, me qëllim për të reflektuar në lidhje me shkaqet lëvizëse për largimin nga familja. Këtu bën pjesë edhe fakti, që me të do të flitet në lidhje me këtë temë, se çfarë mund të ndodhë, nëse ajo do të vendosë për prishjen e marëdhënieve familiare. Një kontaktim i saj me familjen pas largimit të saj, sipas rrethanës mund të rrezikojë jetën e saj. Në shumicën e rasteve të prekurat e dinë, se ato ndoshta mund të bëjnë një jetë në anonimitet – pa asnjë kontakt me familjen.
Duhet sqaruar fakti, se punonjëset dhe punonjësit e sektorit të rinisë duhet të mbështesin vajzat dhe duhet të kenë dëshirën e mirë dhe mundësinë për mbrojtjen e tyre. Çdo mundësi mbështetjeje duhet të diskutohet dhe të vendoset së bashku me vajzën.
Në rast se orvatjet për bisedim me familjen nuk rezultojnë të suksesshme dhe vajza pëson vetëm shtypje dhe dhunë, atëherë kjo konform § 42 SGB VIII do të merret në mbrojtje nga sektori përkatës i rinisë, pra përkohësisht ajo do të strehohet tek personat e përshtatshëm apo institucionet. Ky hap duhet sqaruar mirë me vajzën. Këtu bëhet fjalë posaçërisht për faktin, se sa i sigurt dhe i përshtatshëm do të jetë strehimi përkatës. Shpesh vajza të moshës madhore, të cilave u kanoset martesa e detyruar strehohen në institucionet e bamirësisë së grave, për tu siguruar aty mbrojtje. Sipas rrethanave, strehimi i një tetëmbëdhjetë apo njëzetë vjeçareje në një institucion bamirësie të grave nuk është i përshtatshëm apo i arësyeshëm, mbasi nevojat dhe kërkesa për kujdesje i këtyre grave të reja jo gjithmonë mund të merret parasysh mjaftueshëm.
Duhet gjetur dhe zbatuar zgjidhja më e mirë individuale për vajzën apo gruan e re. Ajo ka të drejtën e vetëvendosjes për një jetë pa dhunë.