Ç’është martesa e detyruar?

Me një martesë të detyruar kemi të bëjmë atëherë, kur prindët e tu apo familja jote vendos, se me kë duhet të martohesh ti, pavarësisht se ti nuk ke dëshirë tëmartohesh me partnerin që të kanë zgjedhur. Në rastin e një marteseje të detyruar asnjë nuk pyet për vullnetin tënd, nëse ti do të martohesh, apo dhe cilin person dashuron ti.

Flitet për martesë të detyruar, atëherë kur ti nuk dëshiron të martohesh, kur ti nuk ke dhënë pëlqimin tënd apo kur ti vihesh nën presion dhe ndien detyrim.

Ti ke të drejtë, të vendosësh e lirë, nëse do që të martohesh dhe me cilin do të martohesh! Dashuria dhe martesa nuk kanë asgjë të përbashkët me detyrimin! Një martesë e detyruar nuk ka lidhje aspak me besimin fetar!

Në rast se ti nuk martohesh me vullnetin tënd, atëherë familja jote ndoshta do të përdorë presionin tek ty. Ajo do të mundohet të të detyrojë për martesë. Presioni mund të përdoret në forma dhe mënyra të ndryshme, ku në të bëjnë pjesë:

  • Prindët, motrat e vëllezërit, apo të afërm të tjerë të bëjnë ty me faj, se për shkakun tënd familja humbet vlerën/nderin e saj,
  • Presionet (heshtja, injorimi, mosfolja më me njëri-tjetrin, ndalimi i daljes jashtë, ndalimi i kontakteve, mosdhënia e pareve të xhepit),
  • Sharjet,
  • Kërcënomet, për të të çuar në atdheun e prindëve,
  • Dhunë trupore/apo dhunë seksuale (kërcënime për rrahje, të rrahin apo të keqtrajtojnë).

 

Martesë e detyruar apo martesë e organizuar?

4 unge Frauen in weißen Hochzeitskleidern mit langem Schleier, die Münder der Mädchen sind mit Pflaster zugeklebt, die Arme mit rotem Stoff zusammengebunden

Nuk është gjithmonë e lehtë dhe e mundur që të bësh dallim të qartë ndërmjet martesës së detyruar dhe martesës së organizuar. Vendimtare është, nëse përdoret dhunë tek ti, nëse ti e ke mundësinë të mund të thuash edhe “Jo”. Gjithmonë varet nga vlerësimi personal, se në cilin moment do të flitet për një martesë të detyruar, dhe çfarë ndihet si detyrim.

Kështu, atë që prindët nga pikpamja e tyre e kuptojnë si „presion të lehtë“, për ty ndihet si detyrim. Ka vajza dhe të rinj, të cilat akceptojnë, që prindët e tyre të zgjedhin partënerin e jetës së tyre, dhe që vetë këta në këtë vendim të kenë të drejtën e fjalës së fundit. Në rastin e një martese të detyruar, martesa lidhet kundër vullnetit të nuses apo të dhëndërit. Përdoret presion i madh dhe refuzimi atëherë do të ketë për ty pasoja të rënda.